Falsifikuan dokumente për të rregulluar disa akse rurale, 4 zyrtarët e Bashkisë përfituan duke mashtruar, Prokuroria: Janë verifikuar kamerat e sigurisë dhe rrugët për të cilat ishin marrë paratë…

Prokuroria e Korçës ka kërkuar pezullimin e 4 zyrtarëve të Bashkisë së Devollit, pasi ka zbuluar nga hetimet se kanë shpërdoruar detyrën përmes mashtrimit.

Sipas edhe dokumentit zyrtar të lëshuar nga Prokuroria, G.K.- Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative, A.C.- Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike, K.M.- Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe E.M.- Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë falsifikuar dokumentet të cilat ishin të nevojshme për ndërtimin e Bashkisë Devoll dhe i kanë përvetësuar paratë.

Ndërkohë që Prokuoria thotë se ka kryer hetime dhe ka rezultuar se ata kanë shpërdoruar detyrën, pasi edhe gjatë verifikimit të kamerave të sigurisë nuk janë parë hyrje-dalje ngarkesash me materiale ndërtimi.

Ndërkohë edhe në rrugët rurale nuk është parë rregullimi i tyre apo ndonjë riparim.

Tashmë 4 zyrtarët akuzohen për veprat penale të ‘’Shpërdorim detyre’ dhe Falsifikimi i dokumenteve’.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kërkoi pezullimin nga detyra të katër zyrtarëve të Bashkisë së Devollit, shtetasit G.K., A.C., K.M., dhe E.M. nën hetim për Veprat Penale ‘Shpërdorim Detyre’ dhe Falsifikim të dokumenteve’ parashikuar nga nenet  248 dhe 186 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të kallëzimit penal nr.577 të vitit 2023 rezultoi se personat në fjalë kanë kryer procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë. Por pasi është shpallur fituesi ndaj të kallëzuarve është ngritur akuza se kanë kryer në mënyrë fiktive si procedurën e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve, ashtu edhe daljen e tyre nga magazinimi dhe përdorimi për punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë. Kallëzuesi pretendon se nuk është blerë asnjë mall.

Gjatë hetimeve të prokurorisë, nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi. Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi.

Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit:

G.K. – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative;

A.C. – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike;

K.M. – Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike; dhe

E.M. – Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar.

kanë konsumuar veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe Falsifikimi i dokumenteve’.

Hetimi provoi se akti i marrjes në dorëzim të materialeve më 21.09.2022 nuk pasqyron dorëzimin faktik të të gjitha materialeve. Në këtë kuptim, sipas organit të akuzës personat duhet të mbajnë përgjegjësi penale për veprat e mësipërme. Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi pezullimin nga detyra të punonjësve të bashkisë.

Capture
Capture
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts