Familja me katë anëtarë u vra nga një sulm me kamion, kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Disa mijëra kanadezë marshuan në qytetin e Londrës, në Ontario të Kanadasë, për të nderuar katër anëtarë të një familjeje myslimane të cilët humbën jetën pas një sulmi ndaj tyre.

Më 6 qershor drejtuesi i një kamioni, u përplas me pesë këmbësorë, duke vrarë katër prej tyre.

Marshimi ndërfetar filloi në vendin ku pesë anëtarë të familjes Afzaal u goditën nga një kamion i drejtuar nga një i dyshuar 20-vjeçar, për të cilin policia tha se e kreu sulmin si “një akt i planifikuar, të paramenduar dhe të motivuar nga urrejtja”.

Salman Afzaal dhe gruaja e tij, Madiha Salman, u vranë së bashku me nënën e Afzaal dhe vajzën e tyre 15-vjeçare ndërsa prisnin të kalonin në rrugën.

Djali i tyre 9-vjeçar, Fayez Afzaal, pësoi lëndime. Marshi i organizuar për të luftuar urrejtjen dhe islamofobinë, u përmbyll në një xhami rreth shtatë kilometra larg vendit të sulmit. Xhamia i shërben komunitetit mysliman të Londrës me rreth 30.000 njerëz.

Mitingje për të mbajtur zi për Afzaalët dhe viktimat e tjera të dhunës kundër myslimanëve u mbajtën gjithashtu në Montreal, Otava, Toronto dhe Kuebek.

I dyshuari, Nathaniel Veltman, është akuzuar për katër akuza të vrasjes me paramendim dhe një akuzë për vrasje në tentativë. Ai mund të dënohej me burgim të përjetshëm. Kryeministri Justin Trudeau e quajti atë një “sulm terrorist”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *