Familja në rrezik pas pushtimit të Ukrainës? Ja ku e ka fshehur familjen Vladimir Putin

E dashura e Vladimir Putin, Alina Kabaeva, dyshohet se fshihet në Zvicër me katër fëmijët e tyre të vegjël, thonë burimet për Page Six.

“Ndërsa Putin kryen sulmin e tij në Ukrainë, duke sulmuar qytetarët e pafajshëm dhe duke shkaktuar një krizë refugjatësh, familja e tij është e mbyllur në një shtëpi shumë private dhe shumë të sigurt diku në Zvicër – të paktën tani për tani”, na tha një burim.

  • foto galeri

Kabaeva, një gjimnaste fituese i arit olimpik, thuhet se ka katër fëmijë me liderin rus, 69 vjeç, por të dy nuk e kanë konfirmuar kurrë zyrtarisht.

Burimet thonë se ata kanë dy vajza binjake 7-vjeçare, të cilat kanë lindur pranë Luganos të Zvicrës, në shkurt të vitit 2015. Besohet se kanë edhe dy djem të tjerë.

  • foto galeri

“Alina ka dy djem dhe dy vajza binjake me Putinin që kanë lindur në Zvicër”, tha një burim për Page Six për fëmijët e dyshuar të Putinit me Kabaeva, 38 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com