Familjarët mbajnë zi për 5 eksploruesit e “Titan”

familjaret mbajne zi per 5 eksploruesit e titan

familjaret mbajne zi per 5 eksploruesit e titan

18:44 23/06/2023

James Cameron: Ocean Gate ishte paralajmëruar edhe më herët për rrezikun

Familjarët e 5 personave të cilët humbën jetën në nëndetësen civile “Titan” kanë bërë homazhe për ata. Kjo është vajza e Po Henrit, eksploruesi, i cili ndodhej në nëndetëse. Ajo thotë se babai ishte i përgatitur për situata të tilla.

“Ai kishte shumë përvojë me nëndetëset, dinte si të reagonte edhe nëse kishte një problem. Ishte vërtet i apasionuar pas Titanikut.  Është e vështirë të qëndroj e qetë në këtë situatë.”

Të afërmit e Hamish Harding, e cilësojnë eksploruesin miliarder britanik si një baba të përkushtuar që jetoi jetën e tij për familjen dhe mezi e priste aventurën e radhës.

Hamish Harding ishte një burrë i dashur për gruan e tij dhe një baba i përkushtuar për dy djemtë e tij, të cilët i donte shumë. Ai ishte një eksplorues i pasionuar  pavarësisht nga terreni”, shprehet familja e Harding.

58-vjeçari kishte kryer më herët disa ekspedita, si në Polin e Jugut apo dhe  fluturimin në hapësirë ​​në vitin 2022.  Gjithashtu edhe Universiteti i Strathclyde në Glasgow ka bërë homazhe për studentin e tij, Suleman i cili, i cili humbi jetën sëbashku me babain e tij në nëndetësen “Ocean Gate Titan”.

Regjisori i filmit “Titanik”, i cili ka eksploruar dhjetëra herë anijen e zhytur James Cameron, thotë se kishte paralajmëruar disa herë mbi rreziqet e nendetesës civile. Shkaku i shpërthimit të “Titanit” nuk është përcaktuar, por Cameron supozon se kritikët ishin të saktë në paralajmërimin se një defekt teknik mund të ketë çuar në shpëthimin katastrofik të nëndetëses civile.

“Dështoi elektronika e nëndetëses, sistemi i saj i komunikimit dhe aparatura gjurmuese njëkohësisht. Ne morëm konfirmimin se kishte pasur një zhurmë e fortë në të njëjtën kohë që ishte nën ujë. Kështu e kuptova se çfarë ndodhi. Ajo kishte shpërthyer për shkak të presionit të fortë të ujit menjëherë pasi humbi kontaktin. Atëherë mendova se tragjedia ndodhi dhe thashë se kemi humbur disa miq.”

Një letër dërguar “Ocean Gate” nga Shoqëria e Teknologjisë Detare në Mars të vitit 2018 tregonte se operatori turistik ishte paralajmëruar për problemet teknike.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts