Familjet e ushtarëve të bllokuar në Azovstal kërkojnë ndihmë nga presidenti kinez: Ata meritojnë të shohin diellin

Familjet e ushtarëve të bllokuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol i bënë një lutje të dëshpëruar presidentit të Kinës Xi Jinping, që të vepronte si ndërmjetës për të ndihmuar për të nxjerrë të dashurit e tyre jashtë, vetëm disa ditë pasi ata i bënë një kërkesë të ngjashme presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

thirrja drejtuar presidentit kinez, vjen edhe pas “aleancës” mes Rusisë dhe Kinës dhe qëndrimeve të kësaj të fundit për të mos ndërmarrë sanksione ndaj Moskës pas nisjes së agresionit në Ukrainë.

Gjatë një konference për shtyp në qendër të Kievit të shtunën, familjet, të cilat kanë kontakte të kufizuara me të dashurit e tyre, thonë se koha po mbaron për ushtarët që kanë pakësuar furnizime mjekësore dhe kanë pothuajse aspak ushqim.

Tanya Vychnyk, e cila e pa për herë të fundit djalin e saj 21-vjeçar Artem në shkurt, tha se po lutet për një mrekulli.

“Është ferr atje, ata janë në ferr të vërtetë. Ata e meritojnë të qëndrojnë në sipërfaqen e tokës dhe të shohin diellin”, tha Vychnyk për CNN, me sytë e saj të mbushur me lot.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, tha më parë se negociatat e vështira po vazhdojnë për lirimin e ushtarëve, disa prej të cilëve janë plagosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.