Familjet hebreje në Poloni hapin shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas

Jan Gebert përfaqëson një nga vullnetarët e shumtë hebrenj në Varshavë, Poloni, që ndihmon refugjatët ukrainas që mbërrijnë në vend.

Gebert ka hapur apartamentin e tij me një dhomë gjumi për të pritur refugjatët. Që nga fillimi i luftës, ai ka pritur tre familje.

“Unë thjesht ndjeva se ishte një pjesë e imja dhe nuk e di nëse është besim apo traditë, është vetëm pjesë e imja. Duhet ta bëj,” i tha ai Kyung Lah të CNN.

Gebert jeton jo shumë larg nga vendi ku jetonin stërgjyshërit e tij hebrenj përpara Holokaustit. Stërgjyshja e tij u nda nga burri dhe fëmijët gjatë luftës. Ajo u ekzekutua nga nazistët në kampin e vdekjes në Treblinka. Stërgjyshi i Gebertit ishte strehuar nga një familje jo-hebreje.

Shtëpia e tij familjare tani shërben si një strehë për refugjatët.

“Ne jemi gjallë sepse dikush na ka ndihmuar. Dhe falë kësaj unë mund të ndihmoj njerëzit e tjerë,” tha Gerbet.

Lah raporton se komuniteti hebre në Varshavë është “zhytur” për të ndihmuar me krizën humanitare të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, duke ofruar gjithçka nga kujdesi për fëmijët, strehimi e deri te këshillimi.

Më shumë se 4.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, sipas të dhënave nga OKB.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.