“Fanatik ideologjik”, Brnabiç për polemikat në Tiranë: Kurti bën cirk, le ta provojë të padisë Serbinë për gjenocid

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka komentuar debatin dhe polemikat që shkëmbeu me Albin Kurtin në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

‘’Takim i trazuar dhe i vështirë’’- thotë Brnabiç për përballjen me Kurtin teksa shton se kryeministri i Kosovës është një fanatic ideologjik me zero pragmatizëm.

Më tej ajo fton Kurtin të padisë Serbinë për gjenocid, ta provojë, por jo të kërcënojë. Sipas saj, kryeministri i Kosovës po bën cirk dhe gjërat sa vijnë dhe po bëhen edhe më të vështira.

‘’Ai kërcënon Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid çdo ditë. Le të bëjë një proces gjyqësor dhe pastaj le të thotë çfarë të dojë, le të provojë atë që ka, por jo të kërcënojë, sidomos jo në takimet rajonale, sepse atëherë ai bën një cirk’’- thotë kryeministrja e Serbisë.

Madje Brnabiç nuk ka besim se do të arrihet një marrëveshje të përbashkët Kosovë-Serbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *