
14:04 24/09/2021
Faruk Fatih Ozer Ă«shtĂ« njĂ« i ri 27-vjeçar. Akuzohet se u arratis nga Turqia duke marrĂ« me vete 2 miliardĂ« dollarĂ« kriptovalutĂ«. Gjithçka arriti tâi fitonte pĂ«rmes njĂ« kompanie anonim qĂ« quhet Thodex. Kjo firmĂ« i kishte zyrat fillimisht nĂ« njĂ« apartament nĂ« Kadikoy nĂ« Stamboll ndĂ«rsa mĂ« pas u transferua nĂ« njĂ« rezidencĂ« luksoze.
Pasi krijoi Thodex-in në 2017, Ozer ka qenë edhe personazh në reklama të ndryshme automjetesh ndërsa anëtarëve në bursën e tij u shpërndante makina luksoze ose pajisje elektronike. Ka qenë gjithashtu edhe në programe televizive. Në këtë mënyrë i rriti vlerën bursës së tij të kriptomonedhave ndërsa pjesë e Thodex u bënë qindra mijëra klientë.
Sipas asaj që ka shkruar vetë në rrjetet sociale, Faruk Fatih Ozer në moshën 14-vjeçare ka qenë zv.drejtor në një kompani mjekësore. Një vit më pas u bë menaxher. Në moshën 24-vjeçare krijoi Thodex-in.
Ozer e kishte vendndodhjen në Darixha, një zonë luksoze shumë pranë Stambollit. Ngjarjet që kanë ndodhur, me arratisjen e tij me 2 miliardë dollarë i kanë habitur fqinjët.
âNuk e dimĂ« si ka ndodhur. Ata ishin njerĂ«z tĂ« mirĂ«. Nuk e prisnim diçka tĂ« tillĂ«â.
Familja e tij më pas u shpërngul në Stamboll ndërsa ndërtesa ku jetonte Ozer u shemb. Nga të dhënat ka rezultuar se 27-vjeçari nuk ka paguar kurrë taksa, ndërsa vlera e kompanisë së tij Thodex është 40 milionë dollarë.
Faruk Fatih Ozer u largua nga Turqia në 20 Prill të këtij viti duke zbritur në Rinas ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Klan News
TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al