Fati i grave të vetmuara të ISIS

11:57 09/08/2021

Martesat me njerëz jashtë kampit një mundësi shpëtimi

Gazeta prestigjoze britanike “The Guardian” i ka dedikuar një shkrim të gjatë mënyrës së nxjerrjes nga kampet e Sirisë të grave të cilat janë nën ruajtjen e forcave kurde. Sipas “The Guardian” martesa të tilla janë një mundësi për të dalë nga kampi Al Hol duke u kthyer në një metodë e përhapur “arratisjeje”.

Çdo ditë marr mesazhe duke u pyetur nëse jam duke kërkuar burrë“, ka thënë për “The Guardian” një grua brenda në Al Hol me origjinë ruse e cila ka theksuar se edhe motrat e tjera myslimane të cilat vijojnë të jenë pro ISIS po martohen.

Gazetarët e “The Guardian” shkruajnë se të tilla martesa që lindin nëper forumet e njohura në gjuhën arabe për xhihadistët ndër ta edhe në Evropë,  shihen si një medalje nderi në emër të ideologjisë radikale të islamit që ata ndjekin. Për të nxjerrë një grua nga kampi Al Hol burrat që duan martesë, shkruan “The Guardian”, paguajne deri në 15.000 dollarë si ryshfet ndaj rojeve kurde.

Trafiku për të nxjerrë gra nga Al Hol zhvillohet nga sekserët të cilët janë në qytetin Idlib të Sirisë që kontrollohet nga kurdët. Një tjetër mënyrë është fshehja e grave brenda autobotëve të ujit që hyjnë për të furnizuar kampin Al Hol.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *