Fati i keq i Moratës, gruaja e la jashtë dere pas humbjes










Alvaro Morata dhe Juventusi u kthyen në të gdhirë të ditës së djeshme nga Barcelona në Torino, por ky zbarkim nuk ishte i lumtur. Sulmuesi spanjoll kishte harruar çelësat e shtëpisë, ndërsa kur ka provuar të hyjë në shtëpi ka parë që bashkëshortja e tij, Aliçe, të mos i hapë derën dhe futbollisti pas disa minutash jashtë kangjellave të vilës, vendosi të shkojë të flejë në një hotel.

morata-wife-pregnant

Këtë moment për të qeshur e kanë shpjeguar në “Instagram” si Aliçe Kampelo, ashtu sikurse Alvaro Morata. Madje, bashkëshortja e juventinit i ka kërkuar falje publike, duke nënvizuar se ishte në gjumë dhe nuk kishte dëgjuar as celularin dhe as zilen. Ndërsa tifozët e Juves me ironi postuan: “Bërë mirë që e le jashtë Alvaron, e meritoi pas humbjes me Barcelonën”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *