Fati i keq ndjek Tiranën, titullari 1 muaj jashtë fushe si pasojë dëmtimi. Shehi e pret në… derbi








Redon Xhixhën e ndjek fati i keq. Pasi shtylla në sfidën me Dinamon i mohoi golin që mund të thoshte kualifikim, lojtari gjatë shtesës me blutë ka ndier dhimbje në rrëzët e kofshëve dhe të shtunën nuk është stërvitur fare.

REDON XHIXHA 1

Siç duket, dëmtimi që pati para ndeshjes me Dinamon në Kupë nuk kishte kaluar dhe sulmuesi është ridëmtuar. Këtë herë, sipas mjekëve, sulmuesi ka një zgjatje të muskujve që e detyron lojtarin e Tiranës të qëndrojë jashtë nga dy deri në katër javë. Lojtari nuk ka qenë fare në stërvitjen e Tiranës dhe vazhdon terapinë për t’u riaftësuar.

Përfundimisht, Redon Xhixha nuk do të luajë në sfidën me Kukësin në “Loro Boriçi”. Stafi mjekësor dhe ai teknik, për të mos rrezikuar lojtari në ndeshjet e ardhshme, nuk do ta aktivizojë në takimin e së hënës. Po punohet gjithashtu që të jetë gati për takimin me Skënderbeun, ndonëse te Tirana nuk duhet të rrezikojnë, duke iu ruajtur një dëmtimi të mundshëm.

Do të shihet edhe ecuria e dëmtimit të Xhixhës, por sulmuesi e ka mbyllur në tri ndeshjet e radhës. Me shumë mundësi, për të mos rrezikuar lojtari do të jetë i gatshëm 100 për qind në sfidën derbi me Partizanin.

Sulmuesi ka shënuar katër gola në Superiore dhe po kaq në kupën e Shqipërisë. Para ndërprerjes së kampionatit ishte lojtari më në formë i Tiranës, sepse Shehi shpeshherë e ka përdorur si armë të fshehtë në ndeshje të rëndësishme në Superiore, si ajo me Dinamon e Teutën ku sulmuesi ka shkëlqyer në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *