Fatos Lubonja dekripton fjalimin e dorëheqjes së Bashës: Lufta e tij duket se është bashkimi i PD-së, por pa Berishën






Analisti Fatos Lubonja analizoi nga studio e News 24 fjalimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit të Partisë Demokratike. 

Lubonja u shpreh se fjalimin e sheh si një përpjekje të Bashës për të bashkuar Partinë Demokratike, por pa Berishën, gjë që është e pamundur të ndodhë.

“Evitoi konfliktin pse nis, si nisi. Nuk u mor me atë dhe tha do ta vërtetojë koha vendimin e 9 shtatorit. Kjo është e paqartë. A ishte i drejtë vendimi i tij për shpalljen e non-gratës? Këtë nuk e vendosi në diskutim.

Nuk dimë çfarë ka në prapaskenë. Unë jam midis dy gjërave, një dorëheqje po pa u vetë-poshtëruar, ose një dorëheqjeje që s’është dorëheqje që kërkon të vazhdojë luftën. Midis të dyjave jam në këtë fjalim.

Ai tha që unë do qëndroj me një tonë shumë të fortë dhe nuk kuptohet tani se kush ja jep këtë forcë. Nuk përmendi ose insinuoi ndarjen me Sali Berishën dhe njerëzit e tij në diçka më konkrete. U vetëmbrojt si i atakuar nga pjesa e Berishës. Kjo nuk është shumë shpresëdhënëse për një lloj bashkimi me këtë grup. Dha idenë sikur më shumë e ka me të vetët se sa me ata që kanë mbështet Berishën. Ata sikur i lë në të njëjtin pozicion.

Lufta për mendimin tim është mbi tezën se unë dhashë dorëheqjen, por edhe Berisha nuk duhet të jetë në PD. Bashkim pa Berishën nuk bëhet aty. Lufta e tij është që unë dhashë dorëheqjen dhe lufta është për tu bashkuar po Berishën. I bie të jetë një garë pa Berishën dhe kjo në një farë kuptimi është vazhdimi i luftës dhe jo një falje për përjashtimin e Berishës”, tha Lubonja.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.