“Fatura do jetë 8 miliardë euro”- Basha flet për reformën e pronës dhe i kërkon ndjesë pronarëve: Kush e ka do ta gëzojë! Do ta realizojmë brenda dy viteve të qeverisë!

fatura do jete 8 miliarde euro basha flet per reformen e prones dhe i kerkon ndjese pronareve kush e ka do ta gezoje do ta realizojme brenda dy viteve te qeverise

































Lulzim Basha tha se brenda dy viteve të qeverisë së tij do të realizojë reformën e pronës, që sic u shpreh ai “kush e ka do ta gëzojë”.

basha 123

Duke i kërkuar një ndjesë të gjithë pronarëve, Basha tha se edhe pse ka një kosto financiare prej 8 miliardë eurosh, tha se këtë do ta realizojë, duke i dhënë fund zgjidhjes së problemet me titujt e pronësisë.

“PD beson tek prona dhe shenjtëria e saj. Ne besojmë se mbi 80% e pronarëve shqiptare që nuk kanë letrat e pronave janë zinxhiri me i rëndë në qafën e ekonomisë.

80 në 100 shqiptarë nuk kanë letrat e pronës. Nuk jemi në mesjetë, jemi më keq. Nuk ka reformë më të rëndësishme për Shqipërinë evropiane, se ti japim fund problemit të pronës dhe të kthejmë pronën tek i zoti 100%.

Ky angazhim nuk merret lehtë, fatura është mbi 8 miliardë euro. Pa një mekanizëm që zgjidh këtë çështje, Shqipëria mbijeton, por nuk zhvillohet”, tha Basha.

Basha: Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka zgjidhur problemin e pronës. Kush është fajtor për këtë? Sigurisht në majë të gjuhës kemi kundërshtarin tonë politik, ai është fajtor. Por fajtori më i madh për moszgjidhjen e pronës jemi ne.

Dikush do thotë: Po unë nuk isha kur u mor vendimi? Nuk e kam fjalën për individët. Kjo parti duhet të marrë përgjegjësi të problemit të pronës, duke filluar me ndjesën ndaj cdo pronari dhe pronare. Ndjesa nuk mjafton.

PD beson tek prona dhe shenjtëria e saj. Ne besojmë se mbi 80% e pronarëve shqiptare që nuk kanë letrat e pronave janë zinxhiri me i rëndë në qafën e ekonomisë.

80 në 100 shqiptarë nuk kanë letrat e pronës. Nuk jemi në mesjetë, jemi më keq. Nuk ka reformë më të rëndësishme për Shqipërinë evropiane, se ti japim fund problemit të pronës dhe të kthejmë pronën tek i zoti 100%.

Ky angazhim nuk merret lehtë, fatura është mbi 8 miliardë euro. Pa një mekanizëm që zgjidh këtë çështje, Shqipëria mbijeton, por nuk zhvillohet.

Marrim përsipër brenda dy viteve të para të qeverisë  tonë krijimin e obligacionit për pronarët me vlerën e plotë të tregut për pronat e shpronësuar nga regjimi komunist, të paguar cdo vit në masën 1/20, të tregtuashme që në masën e emetimit, emetimi me vlerë të plotë i obligacionit të shtetit shqiptar për gjithë pronarët e shpronësuar të Shqipërisë.

Ne do marrim përsipër jo vetëm barrën financiare, por edhe zgjidhjen e problemit të titujve sipas parimit kush e ka e gëzon.

Dita kur ky akt, kur kjo reformë e munguar do përmbyllet është dita e parë e Shqipërisë së zhvilluar dhe Shqipërisë evropiane.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts