Fatura e papaguar në Berat, debate në politikën italiane. Meloni i përgjigjet opozitës: U ndjeva e turpëruar nga gjesti

fatura e papaguar ne berat debate ne politiken italiane meloni i pergjigjet opozites u ndjeva e turperuar nga gjesti
fatura e papaguar ne berat debate ne politiken italiane meloni i pergjigjet opozites u ndjeva e turperuar nga gjesti

15:36 19/08/2023

Me urdhër të Kryeministres Meloni ambasadori italian në Shqipëri e shleu detyrimin e papaguar të këtyre të rinjve në një restorant në Berat.

E nisur si lojë apo vërtet nuk kishin mundësi të paguanin faturën e ushqimit, kjo ende nuk dihet por e gjithë kjo ngjarje ka shkaktuar një debat të vërtetë politik në Italinë fqinje.

Pasi Kryeministri Rama zbuloi në media reagimin e Kryeministres Meloni për ngjarjen dhe urdhrin që i dha ambasadorit, opozita në Itali e cilëson të papranueshme që qeveria të paguajë faturat e të papërgjegjshmëve në vend se të gjenden dhe të ndëshkohen.

Deputeti i Europa Plus Ricardo Magi e cilëson si të pabesueshme dhe ironizon duke shkruajtur se nëse je me pushime dhe ikën nga restoranti pa paguar asnje problem paguan Meloni. Për të kjo është barriera më ekstreme e populizmit.

Për gjithe zhurmën e krijuar, vetë Meloni ka reaguar në rrjetet sociale duke shpjeguar se është ndjerë e turpëruar sepse nuk do që Italia të përflitet jashtë si një popull që nuk respekton punën dhe zbaviten në kurriz të të tjerëve.

“Vendosa t’i kërkoj ambasadorit të shkojë dhe të paguajë detyrimin dhe e bëri personalisht. Asgjë më shumë se kaq madje as e shpërndava këtë lajm. E kjo ka shkaktuar polemika në Itali nga ana e një opozite që në fakt preferon një imazh tjetër për Italinë. Më vjen keq sepse shpresoja që për një çështje kaq banale do të ishim të gjithë dakord”.

Edhe vetë pronari i restorantit kur shpërndau videon nuk besonte se kjo çështje do të merrte përmasa të tilla madje ai e shoqëroi videon me një urim që paratë e papaguara të paktën të rinjtë t’i përdornin për të bërë diçka të mirë.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts