Fauci: Amerikanët e vaksinuar do të kenë përfundimisht nevojë për dozë përforcuese!

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive tha të dielën se ai beson se miliona amerikanë, të cilët tashmë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, përfundimisht do të kenë nevojë për një dozë përforcuese për të patur mbrojtje të mjaftueshme.

Dr. Anthony Fauci, këshilltari mjekësor kryesor i Presidentit Joe Biden, tha për emisionin “Meet the Press” të kanalit televiziv NBC, “se në fund të fundit trajtimi vërtetë i duhur do të rezultojë në dy dozat e marra fillimisht, plus një shtesë”, një dozë e tretë e vaksinave Pfizer BioNTech ose Moderna, ose një dozë e dytë pas vaksinimit të mëparshëm me vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson.

Të Premten, një ekip ekspertësh shëndetësorë amerikanë hodhën poshtë dhënien e një doze të tretë të vaksinës Pfizer për të gjithë amerikanët, por rekomanduan marrjen e saj për personat 65 vjeç e lart, si dhe ata me probleme shëndetësore serioze. Ekipi nuk mori vendim për dozën përforcuese për ata që kanë marrë vaksinat Moderna ose Johnson & Johnson.

Dr. Fauci tha se vendimi për dozën përforcuese për të vaksinuarit me Modernën dhe Johnson & Johnson “është vetëm pak javë larg. Jemi duke punuar për këtë, për t’i dërguar të dhënat tek FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave), në mënyrë t’i shqyrtojnë dhe të marrin një vendim në lidhje me dozat përforcuese. Të vaksinuarit me këto dy vaksina nuk po lihen në harresë në asnjë mënyrë.”

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se 181 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, por rreth 70 milionë të tjerë, 12 vjeç e lart mbeten të pavaksinuar.

Kjo për disa asye, se janë kundër vaksinimeve ose skeptikë ndaj tyre, mendojnë se nuk do të infektohen nga virusi, dyshojnë ndaj zyrtarëve të qeverisë që i nxisin ata të vaksinohen ose për ndonjë arsye tjetër./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *