Faullet në Superiore / Laçi merr më shumë shkelma, por lojtari që e pësonte më shumë është dështimi i Partizanit








Kategori Superiore është një kampionat fizik dhe këtë e tregon numri i lartë i faulleve për ndeshje, të cilat shpeshherë ndërpriten në vazhdimësi duke ndikuar në lojën efektive. Por kush është skuadra që e vuan më shumë lojën e ashpër të kundërshtarit.

LACI

Statistikat e përpunuara nga “Panorama Sport”, sipas të dhënave të WYSCOUT tregojnë se ekipi i Laçit është ai që pëson më shumë faulle në ndeshje, me 17,02 të tilla. Edhe Kastrioti ka një mesatare të lartë në vendin e dytë, me 14,6, ndërsa skuadra që pëson me pak faulle është Kukësi, me 10,72 për 90 minuta.

faullet e pesuara jashte loje

Kukësi është skuadra e cila gjithashtu shkakton më pak faulle, 10,46 të tilla për sfidë, ndërsa ndiqet nga Skënderbeu me 12,61. Kurse ekipi më “i egër” është Kastrioti, me 15,37, i ndjekur nga Tirana me 15,24 faulle për ndeshje.

faullet

Statistika më e veçantë i përket lojtarëve që kanë pësuar më shumë faulle gjatë pjesës së parë të sezonit. Ergys Kaçe është larguar nga Partizani si lojtari ndaj të cilit kryheshin më shumë ndërhyrje, 3,38 të tilla për ndeshje, i ndjekur nga Da Silva i Vllaznisë me 2,72 dhe Shehu i Laçit me 2,63.

faullet e pesuara lojtaret

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.