FAZA E PARË/ Nga kooperativa e golit te “diga” Menja, Milani vë notat









Me fundin e fazës së parë te Milani është kohë bilancesh dhe notash. Probleme, por edhe shumë aspekte funksionuese i bëjnë kuqezinjtë një ekip konkurrues që mund të përmirësohet ende.

MILAN

MBIJETON PRAPAVIJA – Mbrojtja kuqezi, përfshirë portierin, ka ditur të përballojë momente të vështira. Sigurisht, premisat fillestare ishin shumë më të mira se ato aktuale fale tre golave të pësuar në 6 daljet e para të sezonit.

Momenti i ndërlikuar nuk mund të mungonte dhe erdhi në mesin e nëntorit kur Tomori me shokë pësuan 7 gola nga Fiorentina dhe Sasuolo. Në ato ndeshje goditja psikologjike ishte e fortë dhe u dallua në gabimet individuale që disa lojtarë filluan të bënin.

Aktualisht Milani ka prapavijën e gjashtë të kampionatit me 22 gola të pësuar, teksa më e mira është ajo e Napolit me vetëm 14 ndëshkime. Menja ka merituar në fazën e parë një notë mesatare prej 6.34 duke e treguar veten si një pasardhës të denjë të Donarumës.

Kjaeri që ka ecur me një vlerësim prej 6.3 për ndeshje do të mungojë, por të paktën Tomori nuk po zhgënjen siç duket te nota 6.32 e anglezit. Mesatare të lartë ka pasur Kalabria me 6.72, teksa surpriza është 6.37 e Kalulusë. Hernandez është i vetmi nën 6, por aktualja 5.96 tregon për rritjen e francezit që të mërkurën shënoi ndaj Empolit.

MESFUSHA NË VËSHTIRËSI – Njeriu që endej në mjegull një vit më parë tashmë është kthyer në far. Tonali ishte, me diferencë, lojtari më i rëndësishëm i mesfushës kuqezi në këtë pjesë të parë të sezonit. Konceptualisht, planifikimi i klubit ishte i saktë për 4-2-3-1 të Piolit: dy palë mesfushorë, përkatësisht Tonali, Kesi dhe Benaser (dy të fundit thelbësorë vitin e kaluar,), të cilëve iu bashkua Bakajoko, një veteran me avantazhin e njohjes së mjedisit.

“Timù” në fakt rezultoi një katastrofë deri më tani (nota mesatare e tmerrshme: 5.37, më e ulëta e skuadrës), ndërsa Tonali spikat me një luksoze 6.61. Kesi e Benaser, nga ana tjetër, paguajnë mungesën e vazhdimësisë. 6.03 dhe 6.05 mesataret përkatëse, të mjaftueshme, por jo bindëse.

Më shumë se çdo gjë tjetër, frika e madhe e kuqezinjve ka pamjen e Kupës së Afrikës, e cila dje mori Kesin dhe Benaserin. Bakajoko në këto kushte (dhe Tonali në rrezik skualifikimi), bëjnë që vështirësitë në mesfushën e “Djallit” të jenë të mëdha.

SHUMË ZGJIDHJE OFENSIVE – Katërshja e fazës sulmuese janë emblema e menaxhimit të Piolit. Në atë repart Milani ndryshuar lojtarë shumë herë, shpesh – duhet thënë – nga nevoja dhe jo nga dëshira. Por trajneri ka gjetur pothuajse gjithmonë një mënyrë për të shënuar, duke përdorur elementë të ndryshëm (15).

Me pokerin Empoli, skuadra kuqezi mund të krenohet me sulmin e dytë të turneut (40 gola, Inter kryeson me 49) dhe, me pak fjalë, nuk ka asnjë ankesë. Në 19 ndeshje vetëm një herë Milani nuk e gjeti rrugën drejt rrjetës (Napoli). Mbreti Ibra padyshim komandon, me një gol çdo 100 minuta (vlerësimi mesatar 6.4).

Lajmi më i gëzuar, megjithatë, përfaqësohet padyshim nga maturimi i Leaos (6.4), i cili i ka munguar shumë ekipit në daljet e fundit. Zhiru po jep një dorë aq sa mundet (6.1), teksa Diaz (6.32) pas një fillimi të mrekullueshëm u ngadalësua nga COVID-i.

Rritja e Mesiasit (6.18) është interesante, ndërsa Salmakers (6.18) konfirmohet si një nga thelbësoret për llojin e ekuilibrave që pretendon Pioli.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *