FBI publikon dokumente të sulmeve të 11 Shtatorit

09:51 12/09/2021

Në përvjetorin e 20 të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, FBI ka publikuar një dokument të deklasifikuar, ku flitet për lidhjet midis qytetarëve sauditë në SHBA dhe dy prej rrëmbyesve të avionëve.

Familjarë të viktimave kërkonin prej kohësh publikimin e këtyre dosjeve duke pretenduar se zyrtarët sauditë kishin dijeni paraprake për sulmet dhe nuk vepruan. 15 nga 19 rrëmbyesit e avionëve ishin shtetas sauditë.

Mirëpo në dokumentin e publikuar nga FBI nuk gjenden lidhje mes zyrtarëve apo qeverisë saudite për sulmet e 11 Shtatorit. Edhe ambasada saudite në SHBA i ka mohuar këto pretendime duke i konsideruar “dashakeqe”.

Në dokumentin prej 16 faqësh evidentohet se dy nga rrëmbyesit, Nawaf al-Hazmi and Khalid al-Midhar, kishin hyrë në SHBA si studentë në vitin 2000. Ata ishin ndihmuar nga Omar al-Bayoumi, i cili kishte statusin si student por ishte vizitor i rregullt në konsullatën e Arabisë Saudite në Los Angeles.

Në dokumentet e FBI thuhet se ky person kishte “status të lartë në konsullatë”. Ai i ndihmoi dy rrëmbyesit në infrastrukturë dhe financiarisht.

Lidhje të forta mes dy rrëmbyesve u gjetën edhe me Fahad al-Thumairy, imam në Los Angeles, i cilësuar si person me besim ekstremist.

Bayoumi dhe Thumairy ishin nga larguar nga SHBA disa javë përpara se të ndodhnin sulmet terroriste.

Ka pasur plot spekulime që Arabia Saudite të ketë qenë e përfshirë në sulmet e 11 Shtatorit, por në raportet e FBI nuk ka asnjë lidhje mes sulmeve dhe qeverisë saudite.

Presidentët e mëparshëm amerikanë, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump refuzuan deklasifikimin e dokumenteve të FBI, por Presidenti aktual Joe Biden pranoi publikimin e një pjese të tyre. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *