FBI publikon pamjet kur një burrë vendos bomba një natë para sulmit në Capitol (Video)

FBI ka publikuar pamjet e reja të një personi, i cili dyshohet se ka vendosur lëndë të improvizuara shpërthyese para Këshillit të Republikanëve dhe Demokratëve, një natë para sulmit në Capitol.

Në videon e publikuar, e cila i përkon 5 janarit 2021, shihet një person i maskuar me kapelë dhe vendos dy bomba në afërsi të selisë së partisë Republikane dhe asaj Demokratike. FBI i është lutur qytetarëve që të ndihmojnë në dhënien e informacioneve për të arrestuar personin në fjalë, madje kanë ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

“Shpresojmë që me publikimin e pamjeve do të ndihmojmë dikë për ta identifikuar të dyshuarin”, ka thënë Steven D’Antuono, ndihmës-drejtor në FBI.

Rreth orës 13:00 të 6 janarit, njësitë speciale kishin gjetur bombat, përkatësisht në kohën kur turma e mbështetësve të presidentit Donald Trump ishin futur në ndërtesën e Kongresit amerikan.
Megjithatë ende nuk dihet se pse këto bomba nuk kishin shpërthyer. Një prej teorive është se orët në mjetet shpërthyese ishin programuar gabimisht, kurse një tjetër pretendon se ka pasur probleme me bateritë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *