FBI zbulon mamanë e pashpirt, abuzonte me fëmijët duke…

14:05 04/09/2021

Një mama britanike është arrestuar nga FBI pasi ka abuzuar seksualisht me fëmijët e saj dhe urinonte në pijet e tyre.

20-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, urinonte në gotat e dy fëmijëve të saj dhe ndante fantazi të sëmura me pedofilë në Internet.

Krimi i së resë u zbulua nga FBI, të cilët infiltruan një agjent i cili shtirej si pedofil për të shkëmbyer mesazhe me të në Internet. Ajo i përshkruante këto biseda si “të nxehta” dhe e emociononte fakti që një mashkull mund të eksitohej nga fëmijët, madje dërgonte edhe foto të të vegjëlve duke prekur pjesë të trupit të saj. Gruaja thoshte se “kishte nevojë të martohej me një pedofil”.

Në dy celularët e saj u gjetën 377 foto dhe video denigruese të fëmijëve, filma të kategorisë së përdhunimit të bebeve dhe një aplikacion për të fshehur imazhet. Gruaja pranoi kryerjen e abuzimit seksual me të mitur nën moshën 13 vjeç, posedim të imazheve ekstreme të fëmijëve dhe shpërndarjen e tyre.

Ajo është dënuar me gjashtë vite burg dhe emri i saj do të mbetet në regjistrin e abuzuesve seksualë për të gjithë jetën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *