FDA brenda pak ditësh pritet të miratojë dy ilaçet kundër Covid

23:43 21/12/2021

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendosur të autorizojë ilaçin e prodhuar nga Pfizer dhe Merk për të trajtuar Covid-19.

Lajmi është raportuar nga The Guardian, duke cituar zyrtarë të FDA dhe njerëz që njohur me këtë çështje.

Gjatë kësaj jave pritet mbledhja e FDA dhe miratimi urgjent për ilaçin Paxlovid e prodhuar nga Pfizer dhe Molnupiravir që është prodhuar nga kompania Merck.

Ilaçi i Merck, molnupiravir, në bazë të provave të kryera ka treguar se redukton shtrimet në spital dhe vdekjet me rreth 30%.

Nga ana tjetër pilula Paxlovid e prodhuar nga Pfizer tregoi pothuajse 90% efikasitet në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve në pacientët me rrezik të lartë.

SHBA ka një kontratë për të blerë deri në 5 milionë të pilulave të Merck dhe 10 milionë të pilulave nga Pfizer./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *