FDA kërkon autorizimin e Moderna për fëmijët

10:55 15/06/2022

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA-së kanë rekomanduar se vaksina Moderna të autorizohet për fëmijët dhe adoleshentët e moshës 6 deri në 17 vjeç.

Rreth 77 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë të paktën dy doza të vaksinës Moderna, e cila ka qenë prej kohësh e disponueshme për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.

Komiteti i ekspertëve të jashtëm edhe më herët kishte pranuar që kjo vaksinë mund të ofrohet për fëmijët nën 6 vjeç. Gjithashtu FDA bëri të ditur se edhe Pfizer dhe BioNTech mund të vihet në dispozicion  për fëmijët nën 5 vjeç

Nuk ka gjasa të ketë kërkesë të menjëhershme për këtë vaksinë për 6 deri në 17 vjeç. Vaksina Pfizer/BioNTech u autorizua për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç në tetor.

Megjithatë, vetëm rreth 30% e atyre moshave 5 deri në 11 vjeç dhe 60% e 12 deri në 17 vjeç janë plotësisht të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Vaksina u vlerësua të ishte 76.8% efektive kundër Covid-19  për fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç kur varianti Delta ishte dominues.

Prej kohësh ka pasur shqetësime se vaksina Moderna, mund të shkaktojë lloje të inflamacionit të zemrës të njohura si miokardit dhe perikardit me ritme më të larta, kryesisht te meshkujt më të rinj.

Disa vende në Evropë e kanë kufizuar përdorimin e vaksinës Moderna për grupmoshat më të reja pasi nga të dhënat dolën se disa njerëz pasi kishin marrë këtë vaksinë kishin shfaqur shenja të inflamacionit në zemër. Pas këtyre të dhënave FDA vonoi rishikimin e vaksinës për të vlerësuar rrezikun e miokarditit.

Rregullatorët amerikanë paraqitën të dhëna duke sugjeruar se vaksina e Moderna mund të ketë një rrezik më të lartë por të dhënat nuk ishin statistikisht të rëndësishme, që do të thotë se ato mund të jenë për shkak të rastësisë.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.