Fejohet Alex Soros! Djali i George Soros i propozon për martesë partneres së tij! Kush është 48-vjeçarja, ndihmësja e besuar e Hillary Clinton

fejohet alex soros djali i george soros i propozon per martese partneres se tij kush eshte 48 vjecarja ndihmesja e besuar e hillary clinton



































Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është fejuar me partneren e tij, 48-vjeçaren, Huma Abedin, e cila është një nga bashkëpunëtoret më të besuara të Hillary Clinton.

Huma Abedin alex soros

Alex Soros zbuloi se i kishte propozuar për martesë partneren së tij, në një postim në rrjetin social Instagram, ku postoi një foto teksa i ulet në gjunjë Huma Abedin.

“Nuk mund të ishim më të lumtur, më mirënjohës apo më të dashuruar”, ka shkruar 38-vjeçari krahas imazhit.

alex soros

Sipas New York Post, Alex Soros i propozoi për martesë 48-vjeçares gjashtë javë më parë, ndërsa dalja e tyre e parë publike si çift ka qenë me një foto nga një restorant në Paris në ditën e të dashuruarve.

alex soros4

Sipas informacioneve, çifti janë njohur përmes një miku të tyre të përbashkët. Huma Abedin konsiderohet si vajza e dytë e ish-sekretares amerikane të shtetit.

Ndërsa babai i Alex Soros, George Soros, ishte një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës së Clinton-it në vitin 2016, duke kontribuar më shumë se 9.5 milionë dollarë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts