Fejohet kryeministri australian

fejohet kryeministri australian

[embedded content][embedded content]

11:09 15/02/2024

60-vjeçari i propozoi gjatë ditës së Shën Valentinit, është i pari kryeministër që fejohet gjatë detyrës

Kryeministri i Australisë Anthony Albanese është fejuar me partneren Jodie Haydon.

Lajmin për fejesën kryeministri e njoftoi para gazetarëve ndërsa bëri të ditur se i propozoi partneres së tij ditën e Shën Valentinit.

“Jodie dhe unë jemi të emocionuar dhe të entuziazmuar. Është një gëzim i madh që mund të ndaj këtë lajm me qytetarët dhe është e mrekullueshme që kam gjetur një partnere me të cilën dua të kaloj pjesën tjetër të jetës sime. Nuk mund të ishim më të lumtur.”

Mediat australiane shkruajnë se 60-vjecari i propozoi të dashurës së tij teksa ishte në ballkon në rezidencën ku qëndrojnë kryeministrat e Australisë.

Albanese dhe Haydon u takuan për herë të parë në një takim pune në Melburn në fillim të vitit 2020 dhe u shfaqën së bashku gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2022, të cilat Albanese i fitoi.

Fejesa e ka ngjallur interes në mesin e qyetarëve për vetë faktin se Albanese është kryeministri i parë australian që fejohet teksa mban postin.

Kryeministri Australian ka një djalë 23-vjeç, me ish-zëvendëskryeministren e Uellsit të Ri Jugor Carmel Tebbutt, nga e cila u nda në vitin 2019 pas 19 vitesh martesë.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts