Fëmija 5-muajsh shpëtohet nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar nga sulmet ajrore në Gaza, por familja e tij nuk pati të njëjtin fat

Një djalë pesë muajsh është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur që e kanë goditur raketat e forcave ajrore izraelite në Gaza, por 10 anëtarët e familjes së tij e kanë pësuar me jetë në këto bombardime.

Raportohet se fëmija është gjetur pranë trupit të pajetë të ëmës së tij, të cilin më pas e kanë dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin më të afërt.

Nga ana tjetër Izraeli ka vazhduar me bombardimet në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku goditën një shtëpi në Gazë e si pasojë humbën jetën 10 palestinezë.

E si kundërpërgjigje, Hamasi ka filluar granatimin e qyteteve izraelite. Por pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund dhunës, luftimet janë duke vazhduar në atë rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *