Fëmijët në Gaza në mëshirë të fatit

femijet ne gaza ne meshire te fatit
femijet ne gaza ne meshire te fatit

[embedded content][embedded content]

15:18 11/12/2023

Shumë prej tyre janë të plagosur rëndë, ndërsa spitalet kanë dalë jashtë funksionit

Mosab al-Kahlout iu vra gruaja dhe vajza ndërsa tani duhet të kujdeset për dy djemtë e plagosur 5 dhe 6 vjeç nga bombardimet izraelite.

Njëri prej fëmijëve ka humbur këmbën e djathtë ndërsa tjetri ka pësuar një frakturë në kafkë.

Teksa luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë intensifikuar në të gjithë Rripin verior të Gazës, Al-Kahlout i duhej të zhvendosej së bashku me fëmijët e plagosur në një tjetër spital për të siguruar shërbimin shëndetësor për ta.

“Fëmijët, më vjen keq për ta, nuk po i gjej dot as ilaçet, as ujin, as ushqimin, as një jetë të mirë, ata kanë humbur fëmijërinë. Kërkojmë vetëm që të ndalet lufta dhe dua që t’i trajoj fëmijët e mi. Të rikthehet jeta normale pasi  ne duam për t’i trajtuar dhe për t’i kthyer në jetën e tyre normale. Gaza është kthyer në një ferr.”

Tani ata kanë kërkuar strehim në Spitalin Evropian në Khan Younis në jug të enklavës. Fëmijët qendrojnë të dy në një karrocë me rrota ndërsa përpjekjet e babait, po bëhen gjithnjë e më të mundimshme.

“Nuk ka njeri tjetër që të kujdeset për ta, kështu që nuk mund të shkoj kudo dhe t’i lë. Sa herë që përpiqem të shkoj të bëj gjithçka që ata duan i marr me vete. Nuk ka mjekim, ilaç dhe ushqim në Gaza. Ku është bota? Shikoni fëmijët e Palestinës që vdesin ditë pas dite. Nëse nuk vdesin nga lufta, do të vdesin nga mungesa e ushqimit, nga uria.”

Shumica e banorëve të Gazës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për një jetë më të sigurt.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts