“Fëmijët s’do ta harrojnë, a keni zemër?”/ Rama u përgjigjet banorëve të “5 majit”: Shteti po ju mban me qira, ku ka ndodhur diçka e tillë?!








Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjetet sociale me banorë të lagjes “5 Maji” që kundërshtojnë shembjen e banesave dhe shpronësimeve në zonë.

Një banore i drejtohet kreut të qeverisë me fjalët: “Se di a keni zemër a logjikë”, duke shtuar se “do ngeleni në histori si njeriu që risolli diktaturën”.

Banorja thekson se “fëmijët tanë nuk do munden t’i harrojnë këto pamje”. Ndërkaq, kryeministri Rama i përgjigjet: “Në cilën diktaturë zonjë, shteti të jep shtëpi pasi të prish banesën pa leje dhe sa të të ndërtohet shtëpia të mban me qira, kur ka ndodhur diçka e tillë?!”.

Ndërkaq, një tjetër banor ironizon Ramën duke u shprehur: “Ju përgëzoj për punën e palodhur, duke tërhequr zvarrë e torturuar nënat dhe baballarët tanë”. Ndërkaq kryeministri ka hedhur poshtë akuzat.

Kujtojmë që banorët kanë shfaqur rezistencë ndaj aksioneve të IMT-së dhe kanë zhvilluar një protestë para Kryeministrisë.

blerta 1.1

eraldo 1.1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.