Fëmijët ukrainas mes frikës dhe argëtimit

19:57 26/03/2022

Në metronë e Kharkivit fëmijët luajnë me personazhet e preferuar

Një treshe artistësh të veshur si Spider-Man, Batman dhe një lepur rozë u sollën gëzim fëmijëve ukrainas të fshehur në një stacion metroje në Kharkiv.

Ne mund të sjellim gëzim dhe buzëqeshje, dhe me këtë ne ndihmojmë! Ne nuk po i lëmë fëmijët tanë”, tha Alexei, i maskuar si SpiderMan.

Fëmijët luanin me super-heronjtë duke qeshur ndërsa kërcenin dhe i hidhnin lodra njëri-tjetrit.

“Atmosfera është krejtësisht ndryshe tani. Ju mund të shihni se fëmijët janë plot energji, shumë aktivë dhe të gatshëm për të marrë pjesë. Dhe sigurisht që jemi të lumtur të shohim një reagim të tillë. Është e mrekullueshme të shohësh fëmijë të tillë”, tha Artyom i veshur si Batman.

Stacioni i metrosë i vizituar nga treshja e superheronjve është kthyer në një strehë, me familjet që flenë në tenda mbi platforma. E ulur në një stol në stacionin e metrosë, 12-vjeçarja Katya përpiqet të mbajë lotët e saj.

“Më mungon shkolla. Më mungojnë shokët e mi të klasës, mbi të gjitha”, tha ajo.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.