“Ferguson i ulërinte, Kristiano mjaft u stërvite”, ish-futbollisti i Junajtid tregon kujtimet: Ishte i fundit që largohej nga qendra stërvitore








Kristiano Ronaldo shpenzonte aq shumë kohë në stërvitje gjatë aventurës së tij në parë në Mançester, sa Sër Aleks Ferguson e urdhëronte të largohej nga fusha nga frika e një dëmtimi.

16304057147292

E zbulon Niki Bat, mesfushori i “Djajve”, i cili ia la vendin në minutën e 61-të portugezit për të bërë debutimin e tij në “Old Trafford” në vitin 2003.

“Ai nuk kishte asnjë të dashur atëherë dhe nuk dukej se ishte i interesuar për shpërqendrime të tilla. Nuk kishte grua, as fëmijë për të nxituar për të shkuar në shtëpi pas stërvitjes.

0_Man-Utd-1999-Legends-v-Bayern-Munich-Legends-Old-Trafford

Jetonte vetëm. Ishte i fundit që largohej nga qendra stërvitore. Ai punonte në mënyrë të palodhshme me teknikat e tij, ndërkohë që të tjerët largoheshin. Ne hanim drekën në mensë apo bëheshim gati për t’u kthyer në shtëpi dhe dëgjonim zërin e Sër Aleksit, i cili ulërinte në fushë në orën 2-3 pasdite: ‘Kristiano, kemi ndeshje pas dy ditësh, mjaft tani!’”, shkruan ish-mesfushori në autobiografinë e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *