Fermerët në alarm, karkalecat ‘pushtojnë’ sipërfaqe të mëdha tokash në Sektor-Seman në Fier

Koloni të tëra karkalecash kanë pushtuar sipërfaqe të pafundme tokash në zonën e Sektor-Seman në Fier. Fermerët pohojnë se sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me misër dhe jonxhë e grurë janë dëmtuar nga tufat e karkalecave.

Ndërkohë që nga viti në vit ky insekt problematik sa vjen e shtohet për shkak të rritjes së sipërfaqeve të tokave djerrë.

Të ndodhur në kushte të tilla fermerët pohojnë se mbështetje nga qeveria nuk kanë patur për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa theksojnë se dezinfektimi individual nuk ndihmon aspak në zhdukjen e karkalecit. Përballë kësaj situate ata apelojnë njëzeri për ndërhyrje urgjente nga Ministria e Bujqësisë, pasi tashmë karkaleci ndodhet në fazën e agresivitetit të tij.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts