Fermerët polakë bllokojnë rrugët dhe kufirin me Ukrainën

fermeret polake bllokojne rruget dhe kufirin me ukrainen

17:34 09/02/2024

Bllokada në të gjithë Poloninë do të vijojë deri në 10 Mars, fermerët italianë parakalojnë me traktorë në Romë

Fermerët polakë bllokuan rrugët në mbarë vendin dhe në pikat kufitare me Ukrainën, duke nisur një grevë të përgjithshme njëmujore për të protestuar kundër politikave të BE-së dhe mungesës së veprimeve nga ana e qeverisë.

Rreth 100 fermerë dhe 50 makina bllokuan qasjen në pikën kufitare Medyka, duke bllokuar trafikun për të gjitha automjetet. Ata mbanin pankarta të tilla si “Pa ne, do të jeni të uritur,” “Ne nuk jemi kundër zgjidhjeve pro-ekologjike”.

Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se ai i kuptonte sfidat me të cilat po përballeshin fermerët, por shpresonte se protestat mund të organizoheshin në një mënyrë që të ishte më e kuptueshme edhe për qytetarët.

Sindikata e Solidaritetit të fermerëve, e cila njoftoi protestat javën e kaluar, tha se përveç bllokimit të pikave kufitare të Ukrainës, planifikoi bllokada të rrugëve në të gjithë Poloninë deri më 10 Mars.

Ndërkaq ashtu sikurse e kishin paralajmëruar fermerët italianë parakaluan me traktorë para monumenteve kryesore në Romë duke protestuar kundër kostove në rritje. Ata thonë se është konkurrencë e pandershme nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së.

Qeveria e Italisë ka bërë të ditur se do të ofrojë lehtësira ekonomike për të ndihmuar fermerët që përballen me vështirësi. Si masë paraprake është pjesërisht një ulje të tatimit mbi të ardhurat e cila ishte hedhur në ligjin e buxhetit për vitin 2024, që ishte edhe një ndër kërkesat kryesore të fermerëve.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts