Festa dhe mungesa në stërvitje, ish-shoku i skuadrës tregon çmenduritë e Ronaldinjos në Meksikë


















Kur Ronaldinjo vendos të vishte fanellën e Kueretaros në Meksikë në vitin 2014, të gjithë pak e shumë ishin të ndërgjegjshëm se ylli brazilian i futbollit, i cili një dekadë me parë kishte fituar “Topin e Artë”, nuk po shkonte atje për sukseset sportive. Ashti ndodhi, pasi braziliani u largua pas një sezoni me 7 gola të shënuar në 20 ndeshje të luajtura.

sdfdsfsdfdsfdsfsd

Dhe “meritën” për këtë e kishte jeta që bënte në Meksikë, ku mendja nuk ishte gjithmonë në fushën e lojës. Patricio Rubio, ish-shoku i tij i skuadrës në atë edicion te Kueretaro, ka zbuluar se Ronaldinjo shpesh bënte të kundërtën e asaj që mund të cilësohet si regjim sportiv.

“Ne luanim gjithmonë të premteve ndeshjet në shtëpi, pasi në Meksikë çdo skuadër ka një kalendar fiks për ndeshjet në shtëpi. Ronaldinjo, sapo përfundonte ndeshja, merrte një avion privat dhe shkonte në Kankun apo Plaja del Karmen”, tregoi Rubio se si Dinjo shkonte në lokalitetet e Meksikës të njohura për jetën e natës.

ronaldinjo

Për këtë arsye, Ronaldinjo gjithmonë mungonte në stërvitjet e të hënës me klubin. “Ai gjithmonë kthehej të martën, mendoj se nuk e kam parë kurrë të stërvitet të hënën”, tregoi ish-shoku i skuadrës duke zbuluar arsyet se pse Ronaldinjo nuk shkëlqeu në atë që ishte eksperienca e parafundit e karrierës së tij, të cilën e mbylli një vit më vonë me Fluminensen në Brazil.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.