Festa e 8 Marsit! Thirrja e kancerlares Angela Merkel: Të mos kthehemi tek modeli i vjetër i roleve

Kancelarja Merkel mendon, se në kohën e koronavirusit shpesh gratë janë më të ngarkuara. Janë sërish gratë ato që duhet të përballojnë vështirësitë mes homeschooling, kujdestarisë për fëmijët dhe profesionit të tyre, thekson ajo në podcastin e saj.

Angela Merkel tërheq vëmendjen për përpjekje të mëtejshme për barazinë gjinore. Nëse i hedh një sy sektorëve drejtues në ekonomi, por edhe në politikë vëren, që „ne ende nuk e kemi arritur objektivin”, deklaroi kancelarja në podcastin e saj të përjavshëm.

Nuk mund të pranohet, që “gratë të kontribuojnë masivisht në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht të mos marrin pjesë si të barabarta në vendimmarrje të rëndësishme në politikë, ekonomi dhe në shoqëri”, nënvizon Merkel duke iu referuar 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 8 Marsi na tërheq vëmendjen, që “gjithmonë të jemi kritikë dhe të shtrojmë pyetjen se çfarë mungon ende në rrugën drejt barazisë gjinore”.

Njëkohësisht ajo paralajmëron të mos lejohet që kriza e koronavirusit „të na kthejë në modelin e vjetër të roleve, që mendonim se e kemi kapërcyer”. Janë kryesisht gratë, të cilat me angazhimin e palodhur të tyre në sektorin e kujdesit social dhe shëndetësor aktualisht kanë mjaft ngarkesë, tërheq vëmendjen kryeministrja kristiandemokrate. Merkel thekson, se në sektorin e shëndetësisë mbi 75 e të punësuarve janë gra, por vetëm 30 përqind janë gra në pozicionet drejtuese të këtij sektori. Pikërisht tani gjatë pandemisë lipset barazia në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje kancelarja. “Për këtë duhet që gratë të paguhen po aq sa edhe burrat.”/DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *