Festa e Birrës në Korçë, policia nxjerr planin e masave: Zonat ku do të bllokohet qarkullimi

festa e birres ne korce policia nxjerr planin e masave zonat ku do te bllokohet qarkullimi
festa e birres ne korce policia nxjerr planin e masave zonat ku do te bllokohet qarkullimi

Policia ka publikuar planin e masave për festën e Birrës, që do të mbahet nga data 16 deri më 20 gusht. Sipas policisë, sot duke nisur nga ora 20:00 deri në 01:00, do të zhvillohet eventi i festës së njohur, në ambientet e ‘Terminalit të Autobusëve’ në lagjen 17.

Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri te rrethrrotullimi në afërsi të Terminalit, nga ora 18:30-01:00, me përfundimin e aktivitetit.

NJOFTIMI I POLICISE
Masat e marra nga Policia, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të Festës së Birrës-Gusht 2023. Më datë 16.08.2023 deri më 20.08.2023, në qytetin e Korçës, në ambientet e brendshme të “Terminalit të Autobusave”, në lagjen nr. 17, si dhe në ambientet e Pazarit të Vjetër, Korçë, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, kanë marrë një sërë masash në drejtim të garantimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes dhe menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve automobilistike, parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në drejtim të krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal. Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake. Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të Terminalit, nga ora 18:30-01:00, me përfundimin e aktivitetit.

Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara, për parkim, nga Bashkia Korçë, kryesisht përreth Terminalit të Autobusëve dhe tek Pazari i Vjetër, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake. Gjithashtu do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në Terminalin e Autobusave, tek Pazari i Vjetër, si edhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet. Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së, Forcës Speciale “Shqiponjat”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cënojnë sigurinë publike.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, ose të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre. Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si nënstacionet elektrike dhe Ujësjellësin, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre. Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me problematika apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 të Policisë së Shtetit ose të dërgojnë ankesën e tyre tek Komisariati Dixhital, duke ju siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts