
Nis sot në Korçë festa e birrës Korça, një ndër festa më të mëdha që do të vijojë për 5 netë me radhë. Gazetarja Lorena Kodra në një intervistë për News24 tha se qindra mijëra qytetarë janë dyndur në Korçë.
Pritet që numri i turistëve të arrijë deri në 100 mijë vizitorë gjatë pesë ditëve të festës.
“Në Korçë do të startojë festa më e madhe e birrës në Shqipëri. Për pesë netë me radhë do të mirëpresë qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj. Një tjetër kënd i rëndësishëm është shtëpia e Birrës Korça. Në këtë kënd turistët do të kenë mundësi të shijojnë muzikë live, dhe birrën Korça si edhe gatimet tradicionale. Ndër vite turistët kanë zgjedhur shtëpinë e birrës për të qenë sa më pranë festës. Birra Korça ka në dispozicion 12 stenda për të kënaqur turistët. Janë 17 vite suksesi pasi nga viti në vit kjo festa ka arritur përmasat e saj duke u kthyer në një nga festat më të mëdha verore në Shqipëri”, raportoi ndër të tjera gazetarja.
[embedded content]
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al