Festa e fitores së Asadit kthehet në tragjedi, 2 të vrarë dhe 317 të plagosur

DAMASK

Së paku dy njerëz janë vrarë dhe 317 të tjerë janë plagosur, në të shtëna me armë zjarri, duke festuar fitoren e presidentit sirian, Bashar Al Asad.

Viktimat u vranë nga plumbat e hedhur rastësisht nga mbështetësit e Assadit, në kryeqytetin Damask dhe në qytetin verior të Aleppo, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Një djalë dhe një fëmijë u vranë në Aleppo, raporton organizata me qendër në Britaninë e Madhe. Assad fitoi zgjedhjet për herë të katërt të mërkurën, duke fituar 95.1 për qind të votave dhe një mandat të ri shtatë-vjeçar.

Opozita dhe vendet perëndimore i kanë shpallur zgjedhjet një farsë, pasi u mbajtën në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane dhe ku mund të zgjidheshin tre kandidatë. Udhëheqësi 55-vjeçar ka qeverisur Sirinë që nga viti 2000, dhe mori pushtetin nga babai i tij, Hafez, i cili sundoi nga 1971 deri në vitin 2000.

Assad, me ndihmën e Rusisë dhe Iranit, fitoi luftën kundër forcave rebele dhe rimori kontrollin e rreth 70 për qind të territorit sirian.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *