Festa e nënës/ Princi George dhe Princeshë Charlotte i kushtojnë mesazhe prekëse Princeshë Dianës: Babin e ka marrë malli shumë për ty!

15 marsi, në shumë vende cilësohet si dita e nënës, një ndër to është dhe Britania e Madhe. Princesha Charlotte dhe Princi George, kanë bërë një gjest shumë të bukur.

Fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton, kanë kujtuar gjyshen e tyre të ndjerë, Princeshë Diana. Në faqen e tyre zyrtare në “Instagram”, Kate dhe William, kanë publikuar letrat e bukura që Charlotte dhe George, kanë shkruar për gjyshen e tyre.

“E dashur gjyshe Diana, po mendoj për ty në Ditën e Nënës. Të dua shumë. Babin e ka marrë malli për ty. Me shumë dashuri Charlotte”, ka shkruar Princesha.

Ndërsa Princi shkroi: “E dashur gjyshe Diana. Të dua shumë dhe mendoj për ty gjithmonë. Të dërgoj shumë dashuri, George”.

“Çdo vit në Ditën e Nënës, George, Charlotte dhe Louis shkruajnë letra, ku kujtojnë gjyshen e tyre, Dianën, për Williamin”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *