Festa e Shenjtë e Bektashinjve, Baba Mondi: Numri i besimtarëve për pelegrinazh është në rritje, marrin bekimet dhe uratën në Malin e Tomorrit

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Fluksi i pelegrinëve në Malin e Tomorrit është shumë i lartë, dhe çdo orë sa vjen dhe shtohet. Ndërkohë festa e shenjtë e Bektashinjve do të vijojë aktivitetin e saj deri më 25 gusht.

Në një intervistë për News24, Baba Mondi u shpreh se janë marrë të gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë dhe për të treguar kujdes për besimtarët që i bashkohen pelegrinazhit.

“Ky pelegrinazh vjen në bazë të historisë së Malit të Tomorrit. Pra në malin e të mirëve. Prej gati një javësh numri sa vjen e rritet. Janë marrë të gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”, u shpreh ndër të tjera Baba Mondi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts