
Dy adoleshentë kanë humbur jetën dhe një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në SHBA.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një pallati në zonën e Houston, Teksas.
Duket se fillimisht ka ndodhur një sherr gjatë një festë të organizuar nga të rinjtë që më pas ka degraduar në përdorimin e armëve.
20-vjeçari i cili u qëllua me dy plumba, ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Mediat e huaja shkruajnë se u arrestuan disa persona pasi agjentët ndërhynë menjëherë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al