Festa kthehet në tragjedi në Itali, vritet një i ri dhe plagosen 20 të tjerë

Një i ri ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur rëndë gjatë një përleshje të dhunshme një ditë më parë në Latina. Mediat italiane shkruajnë se sherri është zhvilluar mes indianëve, pas një feste.

Një i ri 29-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dhe 10 të tjerë janë shtruar në spitale të ndryshme të zonës.

Përleshja u zhvillua jo shumë larg landfillit Borgo Montello. Sherri ka ndodhur pas një feste që ishte organizuar në shtëpinë e viktimës me rastin e lindjes së fëmijës.

Pjesëtarë të tjerë të komunitetit indian kanë marrë pjesë në festime dhe në një moment, për arsye ende të paqarta, situata ka degjeneruar dhe nuk përjashtohet që në sherr të kenë marrë pjesë persona të jashtëm, të cilët nuk kanë qenë në festë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *