Festa zyrtare/ Artan Fuga ironi me punonjësit e administratës: A mundesh njëherësh të bësh korrupsion dhe të thuash se sot e kemi pushim meqë përkujtojmë Nënë Terezën?





Akadamiku Artan Fuga ka ironizuar sot me faktin që administrata shtetërore bën një ditë pushimi për shkak të Shenjtërimit të Nënë Terezës, e përcaktuar si festë zyrtare.

pjimage - 2021-09-06T135750.437

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga thotë se është “hipokrizi” sipas tij që “njëherësh të bësh korrupsion, kurrë të mos ndihmosh financiarisht solidaritetin social, të kërkosh tendera dhe projekte me të gjitha energjitë korruptive, duke shkëmbyer privilegje, mos bësh asgjë vullnetare, të kërkosh pasuri pa fund, sende lluksi, të përbuzësh atë që rri te kafja veshur me rroba Gabi, të mbledhësh pasuri në miliona euro, të jetosh në supervila, dhe njëherësh të thuash se sot e kemi pushim meqë përkujtojmë Nënë Terezën!”

“A mundesh pra të jesh edhe rob i vesit të interesit material si vlerë kryesore e jetës tënde dhe të thuash se je krenar që Gonxheja ishte shqiptare!

I fortë duhet të jesh si hipokrit ta bësh!”, shkruan më tej Fuga.

Postimi i plotë

Kjo pyetje më mundon:

A mundesh njëherësh të bësh korrupsion, kurrë të mos ndihmosh financiarisht solidaritetin social, të kërkosh tendera dhe projekte me të gjitha energjitë korruptive, duke shkëmbyer privilegje, mos bësh asgjë vullnetare, të kërkosh pasuri pa fund, sende lluksi, të përbuzësh atë që rri te kafja veshur me rroba Gabi, të mbledhësh pasuri në miliona euro, të jetosh në supervila, dhe njëherësh të thuash se sot e kemi pushim meqë përkujtojmë Nënë Terezën!

A mundesh pra të jesh edhe rob i vesit të interesit material si vlerë kryesore e jetës tënde dhe të thuash se je krenar që Gonxheja ishte shqiptare!

I fortë duhet të jesh si hipokrit ta bësh!

Ose je budalla që nuk kupton se çfarë flet!

Nuk kupton kush je, sepse hipokrizia të pengon të shohësh thellë brenda teje!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.