Festë e shfrenuar, maturantët serbë në veri hedhin fishekzjarrë në drejtim të policisë te Ura e Ibrit (Video)

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme te Ura e Ibrit në Mitrovicë. Një grup maturantësh serbë kanë shkuar pa paralajmërim te Ura e Ibrit ku edhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Telegrafin se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

“Një grup maturantësh rreth 30-40 persona kanë shkuar te Ura e Ibrit pa paralajmërim, kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia, do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, tha ai.

Ndërkaq, në pamjet që kanë rrjedhur në internet shihet se maturantët kanë mbajtur me vete edhe flamujt serbë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *