Festime të kufizuara me teste dhe maska, hapet tregu i krishtlindjeve në Frankfurt

13:50 28/11/2021

Mbyllen ato në Dresden e Nuremberg

Ndryshe nga rajonet gjermane me shkallë të lartë koronavirusit si Bavaria dhe Saksonia, tregjet e Krishtlindjeve nuk janë anuluar në Frankfurt. Pema tradicionale e festës qëndron mbi sheshin kryesor të qytetit ndërsa mbizotëron qetësia në tregun vjetor të Krishtlindjeve.  

Gështenjat dhe bajamet me sheqer janë pjekur ndërsa fëmijët po luajnë plot hare ashtu si bënin përpara pandemisë. Gjithsesi shkalla e rritjes se numrave të të infektuarve me koronavirus ka lënë të varur një ndjenjë ankthi mbi tregun e Krishtlindjeve në Frankfurt.

Për të shijuar një filxhan verë të zier, një rit i këndshëm i dimrit në kohët para pandemisë, klientët me maska në fytyrë duhet të paraqiten para oficerëve të sigurisë që kontrollojnë certifikatat e vaksinimit përpara se të shkojnë për të shijuar salçiçet dhe qebapët e zier me avull.

Shembulli i Frankfurtit tregon masat që mund të merren për të siguruar festime edhe në kushtet e koronës. Këtë vit, dezinfektuesit e duarve janë krah për krah me çokollatën e nxehtë dhe verën e zier.

Në tregun e Krishtlindjeve në Frankfurt, numri i stendave është reduktuar këtë vit për të shmangur grumbullimin e njerëzve në të njëjtin vend. Numri i vizitorëve është shumë më i ulët se ai ne një viti normal, por njerëzit e kanë treguar veten vërtet shumë të disiplinuar duke ruajtur distancën fizike mes tyre.

Është e detyrueshme hyrja me certifikatën që provon që keni kryer të dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit dhe duhet mbajtja e maskës në fytyrë në të gjithë zonën.

Stendat e ushqimit dhe pijeve janë të vendosura në formën e një unaze duke lënë shumë hapësirë ​​në mes për vizitorët. Festimet e Krishtlindjes përbëjnë 40% e të ardhurave vjetore për shumë shitës me pakicë dhe restorante gjermane.

Frika nga infeksionet me variantet e reja të Covid-19  dhe kufizimet sanitare nënkuptojnë se te ardhurat nga ky biznes do të jenë më të pakta në krahasim me dy vite më parë, megjithatë shumë pronarë tezgash janë thjesht të lumtur që të paktën i kanë ngritur qepenat këtë vit.

Përpara pandemisë së koronavirusit, tregu i Krishtlindjeve në Frankfurt ka regjistruar rreth 3 milionë vizitorë në sezon festash me një vëllim shitjesh prej rreth 30 milionë Euro.

Rreth 160 milionë dhe turiste te huaj frekuentojnë tregjet e Krishtlindjeve në të gjithë Gjermaninë duke gjeneruar një shumë monetare shitje prej gati 2.9 miliardë euro në një sezon festiv. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.