Festime të Kurban Bajramit në mbarë botën

festime te kurban bajramit ne mbare boten
festime te kurban bajramit ne mbare boten

12:21 28/06/2023

Epiqendra e besimtarëve, pelegrinazhi i Haxhit

Dhjetëra mijëra besimtarë nga e gjithë bota pritën këtë të Mërkurë, lindjen e Diellit në malin Arafat në Arabinë Saudite, vendin ku profeti Muhamed besohet të ketë mbajtur predikimin e fundit para 14 Shekujsh.

Ngjitja e malit të gurtë është një nga pikat kryesore të atij që quhet “Pelegrinazhi i Haxhit” që çdo besimtar mysliman, sipas traditës duhet ta bëjë një herë në jetë.

Ky detyrim shpirtëror ka bërë që vetëm gjatë kësaj jave Arabinë Saudite dhe në veçanti qytetet e shenjta atje, ti kenë vizituar 2.6 milionë pelegrinë nga e gjithë bota.

Me mijëra ishin edhe besimtarët që kryen ritualet e pelegrinazhit edhe në xhaminë e madhe të Mekës.

Në këtë ditë, tregjet në vendet e botës islame ishin të tejmbushura, për blerjet e drekës së Kurban Bajramit kur flijohen bagëti.

Rituali përkujton gatishmërinë e Ibrahimit për të sakrifikuar njërin nga dy djemtë në emër të Zotit, por që sipas librave të shenjtë Zoti i kërkoi të kursente jetët njerëzore dhe të sakrifikonte një qingj.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts