Festimet e vitit të ri në Betlehem fillojnë me ndriçimin e pemës së Krishtlindjeve

Në Betlehem (Bejt Lahm) në jug të Bregut Perëndimor nën pushtim i cili besohet se është vendi i lindjes së profetit Isa u ndriçua pema e Krishtlindjeve në kuadër të festimeve të vitit të ri.

Në ceremoninë e mbajtur për ndriçimin e pemës së Krishtlindjeve përpara Kishës së Lindjes (Nativity Church), krahas kryeministrit palestinez Mohammed Shtayyeh, shumë klerikëve fetarë dhe politikanëve morën pjesë edhe pelegrinë të krishterë.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e zhvilluar me numër të kufizuar të pelegrinëve të ardhur nga jashtë Palestinës për shkak të variantit Omicron të COVID-19, Shtayyeh tha se palestinezët kanë kaluar në tre faza të errëta si “pushtimi, COVID-19 dhe ndarja politike”.

Ai theksoi se ndodhen përballë pushtimit më të keq në histori dhe se populli po reziston ndaj faktit të kryer që Izraeli përpiqet të imponojë. “Politika e kaluar dhe aktuale e qeverisë së Izraelit, eliminon në mënyrë sistematike zgjidhjen me dy shtete. Ndërsa programi ynë është përfundimi i pushtimit dhe formimi i shtetit të pavarur të Palestinës”, deklaroi Shtayyeh.

Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në mars 2020 për luftën kundër pandemisë së COVID-19 do të vazhdojë deri sa të kalojë rreziku. Shtayyeh i bëri thirrje popullit që të vaksinohet dhe të zbatojë masat e njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai potencoi edhe ndarjen politike mes grupeve palestineze që nga viti 2007 dhe shtoi se duhet të përfundojë dhimbja e popullit të Gazës dhe bllokada e Izraelit.

Kryetari i Bashkisë së Betlehemit, Anton Salman në fjalimin e tij vuri në dukje pauzën ekonomike në qytet për shkak të ndalimit të turizmit dhe vizitave të pelegrinëve.

Salman theksoi se pavarësisht sa sakrifica të mëdha kërkohen, paqja e drejtë dhe e qëndrueshme do të arrihet dhe të rifitohet pavarësia dhe liria.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.