Feston 76-vjetorin/ Kryeministri Rama dhe Taulant Balla urojnë trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja: Faleminderit për gjithçka që keni bërë








edoardoreja-ditelindja

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kanë uruar trajnerin e kombëtares Edoard Reja me rastin e 76-vjetorit të lindjes.

Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në rrjete sociale një video të publikuar më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit nga festa e lojtarëve për ditëlindjen e teknikut të kuqezinjve.

Rama shkruan urimin në Facebook në gjuhën shqipe dhe italiane.

“Respekt. Gëzuar Ditëlindjen Mister Reja, tanti auguri a te” – shkruan Rama në Facebook.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një video pas ndeshjes së djeshme me trajnerin Reja duke i uruar 76-vjetorin.

“Urime dhe gëzuar ditëlindjen dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren”, thekson Balla në videon e shpërndarë sëbashku me trajnerin Reja në facebook.

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria shënoi një tjetër fitore historike kundër Hungarisë duke e mbajtur gjallë ëndrrën drejt Botërorit.

Kuqezinjtë iu falën një goli të 19-vjeçarit Armando Broja i cili hyri në lojë në pjesën e dytë duke tundur rrjetën e hungarezëve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *