Feston si CR7, sulmuesi merr karton të kuq dhe lë kombëtaren me 10 lojtarë






Ndodh gjithçka në 30 minutat e fundit të miqësores mes Kroacisë dhe Bullgarisë. Pas një pjese të parë anonime, ndeshja u ndez në minutën e 63-të, kur Kaleta-Car la të zotët e shtëpisë me 10 vetë.

Despodov

Gjashtë minuta më vonë erdhi avantazhi i miqve firmosur nga Kiril Despodov. Ish-sulmuesi i Kaljarit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi hoqi fanellën dhe festoi “alla Ronaldo”, ndërkohë që arbitri i kishte treguar edhe kartonin e verdhë 5 minuta më herët.

Kështu, kroatët përfituan dhe barazuan fillimisht me një penallti të Modriçit (76’) dhe katër minuta më vonë Kramariç përmbysi rezultatin në 2-1 duke ua dhuruar fitoren e derbit ballkanas nënkampionëve të botës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.