FIFA i bën presion, kombëtarja e madhe e futbollit refuzon të luajë ndeshjen e lënë pezull


















Brazili ka refuzuar të luajë ndeshjen e mbetur pezull kundër Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror 2022. FIFA ka planifikuar që takimi të luhet në shtator, por federata e Brazilit ka dalë kundër vendimit të organit më të lartë drejtues të futbollit në botë.

brazil argjentine

Ndeshja kualifikuese mes Brazilit dhe Argjentinës nisi të luhej rreth një vit më parë, por u ndërpre pas vetëm 6 minutash lojë, teksa zyrtarë brazilianë të shëndetit publik dhe policia e këtij vendi ndërhynë në fushë, duke akuzuar 4 lojtarë të Argjentinës se kishin thyer rregullat kundër COVID-19.

Sipas presidentit të federatës braziliane të futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigez, trajneri i pesë herë kampionëve të botës, Tite nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje, pasi u druhet dëmtimeve të mundshme, pezullimeve dhe ndoshta një bojkoti të Argjentinës.

Në një deklaratë për mediat, Rodrigez ka thënë: “Besoj se me mirëkuptimin e FIFA-s do të arrijmë në përfundimin që kjo ndeshje të mos luhet. Unë do të bëj gjithçka që të plotësoj kërkesën e stafit teknik të kombëtares. Kupa e Botës në Katar mbetet përparësi për ne dhe nëse kjo ndeshje nuk rekomandohet nga trajneri i Seleçaos, ne nuk do të luajmë”.

Një ndeshje e tillë në fakt ka fare pak kuptim tani, duke qenë se të dyja kombëtaret, si Brazili dhe Argjentina, e kanë siguruar pjesëmarrjen për në Botërorin 2022 që nis në fund të nëntorit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *