FIFA mbylli dyert për Hungari-Shqipëri, mësoni sa “tifozë” shqiptarë lejohen në stadium








Koret dhe sjelljet raciste gjatë ndeshjes së Hungarisë me Anglinë, bënë që FIFA të vendoste që ndeshja ndaj Shqipërisë të zhvillohej me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve, si ndëshkim për palën hungareze. Por shkallaret nuk do të jenë plotësisht të boshatisura në këtë duel.

arena pushkash

Në stadium do të lejohet në parim vetëm stafi i impiantit, mediat, mbledhësit e topave, stafin teknik të nevojshëm për zhvillimin e sfidës si dhe stafi mjekësor i cili duhet të jetë i pranishëm.

Por përtej këtyre, të dy ekipet kanë të regjistruar 2 delegacionet me nga 55 persona secili, si dhe për secilën Federatë ka 20 bileta për tribunën VIP. Megjithatë, me marrëveshje, FIFA ka lejuar që të dy federatat të kenë në dispozicion edhe nga 100 bileta secila për tribunën kryesore, duke menduar se Federatat kanë detyrime ndaj sponsorëve apo palëve të treta dhe kontrata që parashikojnë praninë e personave të ndryshëm në tribuna.

Kështu, në tribunë do të jenë 100 “tifozë” të Shqipërisë të pajisur me këto bileta speciale nga FSHF, të vetmit që mund të ndjekin sfidën në impiantin e Budapestit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *