FIFA ndaloi mbajtjen e shiritit “OneLove” në Botëror, imazhi i fundit i Infantinos përkrah ministres shkakton polemika në rrjet









FIFA ndaloi kapitenët e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë dhe Holandës të mbajnë shiritin antidiskriminues ‘OneLove’ në ndeshjet e tyre hapëse të Kupës së Botës. Por një imazh në prag të ndeshjes së djeshme mes Gjermanisë-Japonisë ka ngritur polemikat.

2222

Ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser iu bashkua nismës “OneLove”, dhe për këtë arsye kishte vendosur shiritin në ndeshjen debutuese të “Pancerave”. Por ajo që bëri pështypje ishte se presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino pozoi me ministren duke sinjalizuar shiritin.

Një qëndrim që ka ngritur menjëherë një valë kritikash ndaj Infantinos për standardet e dyfishta që ushtron, si censor i nismës në cilësinë e presidentit të FIFA-s dhe si mbështetës i saj si (gjoja) qytetar i thjeshtë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *